Betejë europiane për Bellingham!

Jude Bellingham mesa duket gjatë kësaj vere do të jetë shënjestër e dy prej skuadrave më të mëdha europiane.

Kjo pasi Manchester United dhe Borussia Dortmund kanë shfaqur interesim të madh për shërbimet e adoleshentit të Birmingham.

Dortmund ka rënë dakord që të bëjë një ofertë për 16 vjeçarin por edhe ‘Djajtë e Kuq’ mund të tentojnë të kryejnë një ‘rrëmbim’ të momenteve të fundit për Bellingham.

Zëvëndës drejtori ekzekutiv i United, Ed Woodward duket se është duke u marrë personalisht me këtë transferim ku vetëm gjatë këtij sezoni futbollisti ka tundur rrjetën 31 herë në Championship me Birmingham.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here