Leo Messi, lojtari i muajit në La Liga!

Lionel Messi është shpallur lojtari i muajit për muajin shkurt në La Liga.

Lojtari më i mirë në botë po tregon akoma se çfarë lojtari është pavarësisht moshës mbi 30 vjeçare gjë që duket se nuk po e pengon për të arritur objektivat që dëshiron.

Messi gjatë muajit shkurt shënoi 4 gola dhe asistoi plot 6 herë duke qenë lojtari kyç për Barcelonën e cila nuk po kalon një formë të mirë gjatë këtij sezoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here