Denzel Dumfries, mbrojtësi i djathtë i PSV Eindhoven po konsiderohet nga skuadra e Milan si një objektiv i rëndësishëm gjatë kësaj vere, raporton Calciomercato.
Dumfries ka mahnitur me lojën e tij të zhvilluar me PSV dhe Milani e ka ndjekur nga afër gjatë gjithë këtij sezoni.
Të dy klubet kanë raporte shumë të mira në mes vete ku në janar PSV huazoi nga Milani mbrojtësin e majtë Ricardo Rodriguez, gjë që ja lehtëson shumë punën skuadrës nga veriu i Italisë.