E dëshirojnë me çdo kusht: Barcelona i ofron pagë stratosferike Lautaros

Barcelona është në kërkim që një qendërsulmuesi i cili do ta pasonte Luis Suarezin.

Lautaro Martinez është në shënjestrën e Katalanasve për një kohë të gjatë. Messi e dëshiron atë në skuadër dhe Bartomeu pritet të nis sulmin për Lautaron në verë.

Mediat spanjolle kanë filluar të shkruajnë për pagën e Lautaros te Barcelona. Katalanasit janë të gatshëm ti ofrojnë pagë Lautaros gjashtëfish më të lartë se te Interi.

Martinez përfiton 3 milionë euro te Interi në sezon, ndërsa te Barcelona do të përfitonte 18 milionë euro.

Mbetet ta shohim nëse Lautaro do të transferohet në Camp Nou.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here