Bombë: Brozovic largohet nga Interi dhe transferohet te gjiganti anglez

Mesfushori i Interit Marcelo Brozovic është i lidhur me një transferim te Liverpooli.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, agjenti i kroatit ia ka bërë me dije Interit se në verë mund të ketë oferta për Brozovicin nga Premier League.

Agjenti i Brozovic ia ka bërë me dije Neroaxurëve se nuk përjashtohet mundësia e largimit nga Milano në verë, pasiqë Liverpooli është i gatshëm të ofrojë 60 milionë euro.

Mirëpo kjo mund të jetë vetëm një taktikë e Brozovic dhe agjentit të tij për tia rinovuar kontratën. Kroati ka kontratë me Interin edhe për dy vite të tjera, por mund të largohet nga Meazza nëse ndonjë klub paguan klauzolën e lirimit (60 milionë euro).

Liverpool raportohet se është i interesuar për shërbimet e Brozovic, pasiqë Fabinho nuk po bën paraqitje të mira pas rikthimit nga lëndimi. Jurgen Klopp kërkon një mesfushor të palodhshëm dhe Brozovic është profili i duhur.

Mbetet ta shohim nëse Brozovic do të largohet nga Interi në verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here