Pandemia e coronavirusit po transformon gjithë kalendarin e futbollit, që gjithashtu mund të nënkuptojë hapjen dhe mbylljen e tregut të transferimeve më vonë.
Të gjitha ligat kryesore evropiane janë mbyllur shkaku i përhapjes së madhe të coronavirusit, ndërsa futbolli në Kinë dhe Amerikë gjithashtu është ndalur.
Është gjithnjë e më shumë e mundshme që Euro 2020 do të shtyhet në mënyrë që të lejojë ligat e brendshme, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës të përfundojnë deri në fund të qershorit.
Duke pasur parasysh këtë, tregu i transferimeve gjithashtu mund të zhvendoset për një kohë më të vonshme.
Kështu, planet thuhet se do të ndryshonin dhe në vend të kohës nga fillimi i korrikut deri në gusht, do të shkonte në mes të shtatorit.
Ky lajm është dhënë nga mediumi i njohur La Nazione, ndërsa një gjë e tillë do të mirëpritej edhe nga drejtuesit e klubeve dhe vet lojtarët.