Gjigantët e Serie A në ‘luftë’ për yllin katalanas!

Gjatë muajit të janarit futbollisti i Barcelonës, Arturo Vidal ishte shumë pranë transferimit tek Inter.

Ndërrimi i trajnerëve bëri që kiliani ta vazhdonte akoma aventurën tek Barcelona.

Antonio Conte e dëshiron shumë këtë lojtar tek Inter por mesa duket kiliani kishte ‘flirtuar’ edhe me skuadrën e Juventusit e cila duket e gatshme ta rikthejë prapë atë në Serie A.

Por në këtë garë Inter duket më e favorizuar pasi që Barcelona mund ta përfshijë atë në ofertë për të siguruar transferimin e Lautaro Martinez gjatë kësaj vere.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here