Presidenti i fedaratës italiane të futbollit Gabriele Gravina ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë për të mbyllur me kaq Serie A dhe ndërkohë po mendon datën se kur gjithçka do të filloj përsëri.
Një debat i madh kishte filluar se nëse do duhej që ky sezon të mbyllej këtu dhe Juventus të shpallej kampioni por si duket presidenti nuk ka këtë mendim.
‘Për sa kohë jam i aftë nuk do të humbë shpresën për të rifilluar Serie A, do të bëj gjithçka që kam në dorë’- deklaroi presidenti.
Sipas këtij të fundit mundësitë më të mëdha janë që Serie A të rifillojë ndeshjet e saja në korrik ose në gusht.