Tradhtia e Icardit ndaj Interit, ja çfarë ka bërë futbollisti!

Maurco Icardi që akoma është pronë e Interit po mundohej që nga drejtuesit zikaltër të transferohej në Spanjë por një mundësi e tillë duket se është hedhur poshtë nga vetë futbollisti.

Raportimet e fundit nga mediat italiane tregojnë se 27 vjeçari që momentalisht luan tek PSG po kërkon me çdo kusht që të transferohet tek rivalët e Interit, Juventus.

PSG nuk dëshiron ta blejë argjentinasin, Icardi nuk dëshiron Real Madridin, opsioni i fundit mbetet Juventus që është e gatshme të paguajë plot 85 milionë euro për ta sjellë në Torino ish sulmuesin e Sampdorias dhe Interit.

Nga mediat italiane ky transferim po shihet edhe si një lloj hakmarrjeje e bashkëshortes së futbollistit njëkohësisht agjentes së tij, Wanda Nara, e cila nuk pëlqehej aspak nga fansat e Inter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here