Real Madrid ka vendosur që gjatë kësaj vere të nxjerrë në shitje lojtarin e saj Lucas Vasquez.
Spanjolli është pjesë e skuadrës Los Blancos qysh prej 2015 por kryesisht ka qëndruar në stol.
28 vjeçari ka një kontratë me madrilenët deri më 2021 por agjenti i tij ka bërë të ditur që klubi më nuk e kontaktuar për një kontratë të re gjë që autamatikisht nënkupton që është e gatshme ta shes atë.
Më herët për të interesim ka shfaqur skuadra e Arsenal ndërsa tani nga Spanja të gatshme për ta blerë atë duken Valencia, Sevilla dhe Villareal.