Presidenti i Juventus, Andrea Agnelli ka bërë të ditur se nuk do ta pranoj një titull në qoftë se sezoni 2019-2020 nuk kryhet plotësisht.
Juventusi ishte në krye të Serie A me 63 pikë në 26 ndeshje para se të ndërprehej sezoni për shkak të COVID-19.
Gjithçka u kuptua kur Agnelli pëlqeu një status në Twitter që kishte të bënte me këtë temë në të cilën shkruhej:’ Do të ishte e mrekullueshme, por ti thuash (titullit) ‘JO FALEMINDERIT’ do të ishte akoma më e mrekullueshme’.
Presidenti i federatës italiane të futbollit u shpreh për një ide të tillë e cila duket se nuk po gjen mbështetje as nga presidenti i ‘Zonjës së Vjetër’.