Juventus edhe zyrtarisht ka bërë të ditur që ka arritur marrëveshjen me lojtarët për të reduktuar pagat e tyre për shkak të krizës ekonomike që kaploi skuadrat evropiane për shkak të COVID-19.
‘Zonja e Vjetër’ bëhet skuadra e parë italiane që arrin një marrëveshje të tillë si me lojtarët ashtu edhe me stafin e skuadrës.
Kjo marrëveshje është një lehtësim i madh për klubin pasi pritet ti kursejë plot 90 milionë euro apo një të tretën e shpenzimeve të përgjitshme për pagat.