Lautaro tek Barca? Ja plani i ri!

Lautaro Martinez duket se është shndërruar në obsesion për skuadrën e Barcelonës pasi klubi katalan nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i tij në La Liga.

Tani Barca ka vendosur që të sakrifikoj Junior Firpon për të bindur drejtuesit Neroazzurë që ta lënë të lirë Martinezin të largohet.

Firpo i kushtoi Barcës plot 20 milionë kur e bleu atë nga Real Betis por tek katalanasit dështoi ti impresionojë drejtuesit katalanas.

Në anën tjetër tek Inter, Firpo do të ishte një lojtar shumë i rëndësishëm pasi i përshtatet perfekt skemës 3-5-2 të Contes, ku pikërisht me këtë skemë ai shpërtheu tek Betis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here