Reali nuk e do, Juventusi gati ta blejë atë!

Real Madrid nuk është e interesuar që ta mbaj në skuadër talentin e saj aktualisht të huazuar tek Borussia Dortmund, Achraf Hakimi.

Mbrojtësi me prejardhje marokene është në vitin e dytë të huazimit tek Borussia Dortmund dhe gjatë kësaj vere duhet të largohet nga gjermanët pasi këta të fundit nuk e kanë të drejtën për ta blerë përfundimisht atë.

Kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga Juvents që ka disa kohë që po e vëzhgon talentin dhe këto ditë pritet që të fillojnë bisedimet me madrilenët për ta sjellë atë në Torino.

Një gjë është e sigurtë, Hakimi është një prej mbrojtësve të djathtë më të talentuar në Europë dhe Juventus me këtë transferim do të përforconte shumë repartin mbrojtës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here