Agjenti i sulmuesit të Interit, Romelu Lukaku, ka bërë të ditur se si sulmuesi anësor i Juventusit, Paolo Dybala, ishte shumë pranë transferimit tek Manchester United.
Kjo për arsye se Dybala ishte vendosur të shkëmbehej me Dybala.
Të ditur këtë lajm e bëri Federico Pastorelli për mediat italiane.
Ai deklaroi gjithashtu se dëshira e Lukakut ishte që të vinte tek Inter për shkak se ishte prekur nga përkrahja e madhe që ofronin tifozët Neroazzurë.
Ndërsa për Dybalan deklaroi se nuk e di të ardhmen e tij por si duket argjentinasi ka filluar që të lulëzojë sërish tek Juve.