Ja kur do të fillojë Serie A!

Plane të shumta janë vënë në jetë në Itali se kur mund të rifillojë të zhvillohet Serie A.

Momentalisht masat e bllokimit janë zgjatur deri më 13 prill, ku qeveria ka përcaktuar një ndalim të ri edhe për atletë profesionistë.

Ulja e numrit të viktimave dhe infektimeve ka ngjallur shpresën se Italia mund ti rikthehet normalitetit.

Ministri i Sportit Vincenzo Spadafora ka bërë të ditur se është duke komunikuar me 5 federatat më të mëdha sportive në vend për datën e mundshme të rifillimit të garave.

Data më e fundit e propozuar dhe më e mundshmja pritet që të jetë 24 ose 31 maji kur mendohet se gjendja do të normalizohet plotësisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here