Barcelona është duke e konsideruar prapë një ulje pagash për lojtarët e tyre shkaku i COVID-19, raporton AS.
Lionel Messi me shokë pranoi ditë më parë një ulje page prej 70% por tani drejtuesit e klubit katalanas duket se nuk janë të kënaqur me këtë dhe do ti kërkohet lojtarëve edhe një ulje tjetër për të mbajtur në punë të gjithë stafin e skuadrës.
Kjo gjë mund të shkaktojë pakënaqësi në anën e kampit blaugrana.