Revolucion te Milani: Gazidis përgatit 75 milionë euro për Rangnick dhe kjo nuk është e gjitha!

Nuk ka më dilema, Ralf Rangnick do të jetë trajneri i Milanit sezonin e ardhshëm, shkruan Gazzetta dello Sport.

Edhe pse gjatë ditës së djeshme u raportua se bisedimet janë stopuar dhe se Luciano Spalletti pritet ta marrë drejtimin e Milanit, problemi i vetëm sipas Gazzetta dello Sport është buxheti që do ta ketë në dispozicion Rangnick.

Gazidis ka përgatitur 75 milionë euro për përforcime plus paratë e arkëtuara nga shitja e lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në planet e Rangnick. Kështu pra Rangnick pritet të ketë në dispozicion më tepër se 100 milionë euro për përforcime.

Nuk ka dyshim se Rangnick te Milani do të transferojë lojtarë të rinjë që nuk janë të njohur, ashtu siç ka bërë te Leipzig, vlera e skuadrës e cila tani është 500 milionë euro falë gjermanit.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here