Milani planifikon transferimin e Mauro Icardit në verë.
Argjentinasi është i huazuar te PSG dhe Parisienët mund ta blejnë kartonin e tij për 70 milionë euro.
Parisienët pritet ta blejnë kartonin e Icardit, mirëpo argjentinasi do të rikthehet në Itali, pasiqë Juventusi dhe Milani dëshirojnë shërbimet e tij.
Interi do të përfitojë plus 15 milionë euro në rast se PSG e shet Icardin te ndonjë klub italian.
Milani planifikon t’ia rrëmbejë Icardin Juventusit, pasiqë Rosonerët dëshirojnë një bomber në vijën e sulmit pas largimit të Ibrahimovic.
Tani Rosonerët janë në pole position, pasiqë Wanda Nara dëshiron të qëndrojë në Milano.