Hernan Crespo shpreson që Serie A të rifillojë sa më shpejt për të parë ish skuadrën e tij Inter dhe Lazion duke e rivalizuar Juventusin për titullin e Scudetos.
Pas javës së 26, Juventus është në vendin e parë me një pikë më shumë se Lazio, ndërsa Inter ka 8 pikë më pak se Lazio por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Crespo i cili aktualisht është trajner i Defensa y Justicia në Argjentinë deklaroi se Juventusit i mungon loja kolektive por pret që në pjesën e mbetur të sezonit skuadra e Sarrit të përmirësohet dukshëm.