Barcelona nxjerrë në shitje yllin e saj!

Sipas të gjitha gjasave Antoine Griezmann do të largohet nga Camp Nou vetëm pas një viti qëndrim tek katalanasit.

Francezi u transferua vitin e kaluar nga Atletico Madrid për 120 milionë euro por që rezultoi në një transferim të dështuar pasi futbollisti nuk arriti pritshmëritë që kishin drejtuesit e klubit katalanas.

Griezmann ka zhvilluar 37 ndeshje ku ka shënuar 14 gola dhe asistuar 4 herë por drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me lojën e zhvilluar nga ai.

Lojtari mund të përdoret për të rikthyer në Camp Nou Neymar nga Paris Saint Germain, të cilës mund ti hyjë shumë në punë francezi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here