Barcelona nuk lejon largimin e Arthur Melo!

Arthur Melo do të qëndrojë tek skuadra e Barcelonës të paktën edhe për një sezon tjetër kanë bërë të ditur drejtuesit e klubit katalanas.

Melo këtë sezon vuajti nga disa dëmtime dhe nuk ishte në formën e tij optimale por interesimet e klubeve tjera europiane nuk janë ndalur asnjë herë gjatë këtij viti.

Skuadrat e Manchester City, Manchester United dhe Inter kanë shfaqur interesim mirëpo Barcelona i ka bërë të qartë se nuk do ta shesë brazilianin këtë verë.

23 vjeçari shihet si njëri prej lojtarëve kyç për të ardhmen e klubit katalanas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here