Real Madrid nuk lejon largimin e Jovic!

Real Madrid nuk ka asnjë interes që të ndahet këtë verë me sulmuesin e saj, Luka Jovic, raporton AS.

Sulmuesi serb i cili këtë sezon ka zhgënjyer me paraqitjet e tij ka qenë i përfolur për një transferim të mundshëm në Premier League ku për të janë interesuar shumë skuadra të mëdha angleze.

Mirëpo drejtuesit e Los Blancos mesa duket kanë vendosur që atij ti jepet edhe një mundësi tjetër në sezonin e ardhshëm ku në rast se shkëlqen mund të zërë vendin e Karim Benzemas për vitet e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here