Ralf Rangnick pritet ta marrë në verë drejtimin e Milanit dhe të bëjë revolucion në San Siro.
Strategu gjerman thuhet se do të firmosë kontratë tre vjeçare me Rosonerët dhe me vete te Milani dëshiron të marrë tre yjet e RB Leipzig.
Corriere dello Sport, raporton se Rangnick te Milani dëshiron transferimin e Dayot Upamecanos, Dani Olmo dhe Timo Werner.
Upamecano shihet si një mbrojtës me potencial të madh, ndërsa kontrata e tij me RB Leipzig skadon në vitin 2021 dhe Milani mund ta transferojë atë për 30 milionë euro.
Në mesfushë Rangnick synon transferimine Dani Olmos. Spanjolli ishte i lidhur edhe në janar me një transferim te Milani, por në fund zgjodhi që të transferohej te RB Leipzig, pasiqë atje e kishte të garantuar vendine titullarit. Mirëpo me Rangnick në stolin, Olmo do ta ketë vendin e titullarit në San Siro. Olmo do t’i kushtonte Milani 40 milionë euro.
Për vijën e sulmit Rangnick do ta marrë me vete Timo Wernerin. Për Werner janë në garë shumë skuadra, mirëpo Milani pritet të paguajë 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e gjermanit.