Mesfushori i Barcelonës Arthur Melo është pranë transferimit te Juventusi, raporton Mundo Deportivo.
Barcelona dhe Juventus kanë nisur bisedimet dhe braziliani pritet të transferohet në Allianz Stadium, pasiqë Maurizio Sarri e pëlqen shumë 23-vjeçarin.
Miralem Pjanic, Federico Bernardeschi dhe Federico Bentancur mund të përfshihen në këtë operacion.
Arthur u transferua te Barcelona para dy viteve nga Gremio dhe në Camp Nou u cilësua si ‘Xavi i ri’, mirëpo braziliani nuk ka arritur të bind dhe tani drejtuesit e Katalanasve janë të gatshëm ta shesin atë.