Liverpool mesa duket ka vendosur që gjatë kësaj vere mos të shpenzojë aspak në merkato, sipas raportimeve të the Mirror.
Edhe pse Liverpool ka qenë e lidhur me transferimin e disa lojtarëve gjatë kësaj vere, tani gjithçka duket se është pezulluar shkaku i krizës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.
Kjo do të thotë se Timo Werner i RB Leipzig dhe Hassan Aouar i Lyon nuk do të transferohen në 2020 në Anfield Road.