Manchester United ka filluar kontaktet me skuadrën e RB Leipzig për talentin e saj, Ibrahima Konate, siç raporton Le10Sport.
Skuadra gjermane pritet që të kërkojë një shifër të madhe për ta lënë të lirë të largohet 20 vjeçarin, i cili ka një kontratë deri në 2023 me gjermanët.
Konate ka humbur shumicën e ndeshjeve të sezonit 2019-2020 mirëpo prapë vlerësohet si njëri prej talenteve më të mëdhenj në Bundesliga.