Barcelona nxjerrë në shitje Firpon!

Barcelona ka vendosur të shes Junior Firpon pas vetëm një viti që prej transferimit të tij në Camp Nou.

Mbrojtësi anësor nuk arriti të lë gjurmë tek skuadra katalanase dhe këta të fundit kanë vendosur ta hedhin në merkato me një çmim prej 20 milionë eurosh.

Mirëpo për të interesimi nuk mungon me disa prej skuadrave më të mëdha europiane të interesuara për shërbimet e tij.

Arsenal, Napoli, Roma dhe Inter do të garojnë gjatë kësaj vere për kartonin e tij ku Roma duket më e favorizuar për të arritur një marrëveshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here