Pas dy muajsh mungesë, sot në Appiano Gentilo skuadra e Inter është rikthyer për tu stërvitur për ndeshjet e mbetura të Serie A.
Siç raporton Gazzetta dello Sport, stërvitjet do të kryhen me grupe të lojtarëve me nga 6 deri në 8 lojtarë për çdo grup me fillim prej orës 13:00.
Gazeta deklaron se Antonio Conte do ta vëzhgojë stërvitjen nga tribunat e stadiumit duke mbajtur kështu distancën nga pjesa tjetër e skuadrës.