Atletico Madrid do të kërkojë 20 milionë euro për secilën skuadër që dëshiron shërbimet e mbrojtësit të saj të djathtë, Kieran Trippier, supozon the Daily Mail.
29 vjeçari është në sezonin e parë tek Atletico Madrid por që tani disa skuadra të Premier League kanë shfaqur interesim për blerjen e tij.
Trippier prej transferimit në kryeqytetin spanjoll ka hasur problem që të gjej formën e tij më të mirë dhe nuk ka lënë përshtypjet e dëshiruara tek Diego Simeone gjë që mund të bëj që ai të largohet nga Los Colchoneros gjatë kësaj vere.