Ralf Ragnick mesa duket nuk do të vijë i vetëm tek Milan pasi pritet që me vete të marrë edhe trajnerin e skuadrës së RB Leipzig, Julian Nagelsmann.
Ragnick ka një kohë të gjatë që pritet të marrë kontrollin e Milan në një mënyrë si Alex Ferguson tek Manchester United.
Megjithatë Gazzetta dello Sport raporton se 61 vjeçari nuk e ka ndërmend që të trajnojë skuadrën ku në këtë detyrë pritet që të emëroj Nagelsmann i cili me një moshë prej vetëm 32 vjeç ka treguar rezultate të jashtëzakonshme.