Bombë: Zbulohen 3 përforcimet e para të Milan!

Mesfusha e AC Milan pritet që ti nënshtrohet një ndryshimi rrënjësor këtë verë pasi me ardhjen e Ralf Ragnick parashikohet që në San Siro të vijnë të paktën tre lojtarë të rinj por me përvojë në mesfushë.

Sipas Tuttosport, AC Milan ka filluar që të punojë me gjermanin për strategjinë e re të klubit dhe mënyrën sesi do të blihen këta lojtarë.

Bëhet fjalë për 19 vjeçarin e talentuar të RB Salzburg, Dominik Szoboszlai, i dyti është Samuele Ricci i Empolit mirëpo këtë Ragnick dëshiron ta shikoj vetë nga afër ndërsa i treti është kapiteni i AZ Alkmaar, Teun Koopmeiners i cili mes këtyre të treve duket lojtari më me përvojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here