Në asnjë mënyrë Griezmann nuk do largohet nga Barcelona!

Barcelona nuk është duke e menduar idenë për shitjen e Antoine Griezmann gjatë kësaj vere dhe se padyshim që ai do të qëndrojë edhe pas kësaj vere në Camp Nou, raporton Mundo Deportivo.

Raportime të ndryshme e lidhnin fituesin e Kupës së Botës me Francën me një transferim tek njëra prej skuadrave si Newcastle United, Paris Saint Germain dhe Chelsea.

Por klubi katalanas as nuk është duke e shqyrtuar mundësinë për largimin e francezit i cili po kërkon të bëjë historinë dhe të fitojë Champions League me Blaugranat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here