Gati për sfida të reja: Allegri i rikthehet futbollit

Massimiliano Allegri pritet të rikthehet këtë verë. Një vit pasi i dha lamtumirën Juventusit, italiani është i gatshëm për sfida të reja.

Siç raporton Gazzetta dello Sport, Allegri dëshiron të qëndrojë në Itali, mirëpo për momentin nuk ka ndonjë skuadër të interesuar për të dhe destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Anglia ose Franca.

Allegri është i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim te Manchester United dhe kjo mund të ndodh, nëse Solskjaer nuk arrin të kualifikohet në Champions League.

Skuadra e dytë angleze e interesuar për shërbimet e Allegrit është Newcastle me pronar princin e Arabisë Saudite, Bin Salman.

PSG është gjithashtu njëra nga klubet e interesuara për Allegrin, pasiqë Tuchel nuk ka bindur aspak dhe Leonardo e sheh italianin si trajnerin ideal për Parisienët.

Parisienët janë favoritë për shërbimet e Allegrit, pasiqë Leonardo ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me të dhe besohet se italiani sezonin e ardhshëm do të jetë trajner i PSG.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here