‘The Reds’ i janë vënë pas yllit të Barcelonës.
Sulmuesi anësor i Barcelonës, Ousmane Dembele, ka mundësi që këtë verë të transferohet tek skuadra e Liverpool, sipas Mundo Deportivo.
Jurgen Klopp ka qenë gjithmonë një admirues i francezit i cili pritet të largohet nga Barcelona sapo merkatoja verore të hapet.
Dembele gjithashtu ka qenë i përfolur për një transferim të mundshëm tek Juventus edhe përkundër faktit që ka munguar në shumicën e ndeshjeve të këtij sezoni.