Një yll dhe para, zbulohet oferta e Juventus për Pogban

Siç raporton Calciomercato.com, Juventus është i gatshëm ta sakrifikojë Adrien Rabiot për Paul Pogba.

Calciomercato.com, shkruan se Biankonerët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Manchester Unitedit kartonin e Adrien Rabiot si dhe një shumë parash për Pogban.

Pogba është i lidhur për një kohë të gjatë për një rikthim në Torino dhe duket se këtë verë francezi do ta vesh përsëri fanellën bardh e zi.

Rabiot nuk ka arritur të bind aspak te Juventusi dhe Biankonerët janë të gatshëm ta sakrifikojnë atë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here