Një shkurt perfekt për Atletico Madrid!

Skuadra e Diego Simeones në muajin shkurt ka një bilanc rekord prej 100% fitore dhe në këtë mënyrë skuadra nga Madridi po kërkon që të vërë nën presion skuadrën e Barcelonë e  cila është 7 pikë e shkëputur nga Atletico Madrid.

Atletico mbrëmë fitoi 4-0 ndaj Leganes me një poker të realizuar nga Antoine Griezmann dhe njëkohësisht të gjithë skuadrat rivale dështuan këtë javë me Real Madridin dhe Sevillan që pësuan humbje ndërsa skuadra e Valencias u ndal në një barazim ndal Athletic Bilbao.

Kështu muaji shkurt kaloi në mënyrën më perfekte për Atletico Madrid e cila në 7 ndeshje shënoi po aq fitore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here