Brescia i ka dërguar një letër Mario Balotellit ku e ka njoftuar se kanë marrë vendimin për ti ndërprerë kontratën atij, raporton La Repubblica.
Duke munguar rregullisht në stërvitjet e javëve të fundit, ish sulmuesi i Cityt, Inter dhe Nice i ka dhënë fund edhe durimit të drejtuesve të skuadrës italiane që nuk kanë ndërmend më të krijojnë konflikte me të duke e ndërprerë kontratën njëherë e mirë.