Marrëveshja është arritur: Lautaro në Camp Nou, dy yjet e Barcelonës në Meazza!

Siç raporton e përditshmja katalanase Sport, Inter ka rënë dakord që në ofertën e Barcelonës për Lautaron të përfshihen Nelson Semedo dhe Junior Firpo.

Katalanasit ia kanë prezantuar ofertën Neroaxurëve në mënyrë që ta ulin klauzolën prej 111 milionë eurove. Sipas Sport, drejtuesit e Interit kanë rënë dakord.

Pengesa e vetme për finalizimin e marrëveshjes është fakti se Barcelona vlerëson Semedon 50 milionë euro dhe  Firpon 30 milionë euro, ndërsa Interi vlerëson dyshen e Blaugranëve më pak.

Mirëpo Sport, shkruan se zyrtazimi është vetëm çështje kohe dhe se Lautaro do të bëhet futbollist i Barcelonës brenda këtij muaji.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here