Ivan Rakitic ka heshtur edhe njëherë spekulimet për një largim të tij nga Barcelona.
Kohëve të fundit është raportuar se Barcelona do ta shesë kroatin, pasiqë kontrata e tij skadon sezonin e ardhshëm, ndërsa interesim për të ka shfaqur Sevilla.
Mirëpo Rakitic ka demantuar zërat për largimin e tij nga Camp Nou këtë verë.
Në një intervistë për portalin kroat Tportal, Rakitic ka thënë: “Kam biseduar me drejtuesit 10 ditë më parë dhe nuk do të largohem nga Barcelona. Kam kontratë deri në vitin 2021 dhe jam i lumtur këtu.”