Paolo Dybala është shprehur shumë i lumtur që ndeshjet e Serie A do të rifillojnë shumë shpejt edhe pse efektet e COVID-19 akoma është duke i ndjerë.
Dybala ka qenë i izoluar për një muaj të plotë para se të bëhej e ditur nga Juventus që dy teste që ka bërë kanë rezultuar negative.
Ndërsa për idenë e rikthimit të Paul Pogbas në Allianz Stadium, argjentinasi deklaroi se do të kishte shumë dëshirë që edhe njëherë të luante së bashku me të në mesfushën e ‘Zonjës së Vjetër’.