Vancouver Whitecaps kanë arritur një marrëveshje për huazimin e mesfushorit të Crystal Palace Jordon Mutch, sipas ESPN FC.
Mutch, i cili nuk ka arritur që të luajë fare për Crystal Palace këtë sezon tani do të huazohet për 12 muaj në MLS tek Vancouver.
Më herët Mutch u përfolë për një transferim në Championship tek Bolton, por u mbyll afati kalimtar i janarit dhe një transferim i tillë dështoi.