Real Madrid pas dyshes së Cityt!

Real Madrid po bën llogaritë e fundit për ndonjë ofertë këtë verë për dyshen e kushtueshme të Manchester City, Raheem Sterling dhe Kevin de Bruyne, raporton Don Balon.

Është raportuar që të dy lojtarët mund të largohen nga Etihad Stadium nëse nuk hiqet vendimi që është marrë nga UEFA për pezullimin dy vjeçar të Cityt nga garat europiane.

Madrilenët janë duke e vëzhguar me shumë kujdes situatën dhe po mendojnë për të bërë ofertat e para kur afati veror i transferimeve të hapet këtë verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here