Lojtari që po kërkohej shumë edhe nga Inter ka zgjedhur që karrierën e tij ta vazhdojë tek skuadra londineze e Chelsea.
24 vjeçari do ti bashkohet Bluve të Londrës kur Bundesliga të përfundojë dhe e vetmja gjë që ka mbetur për tu kryer është kontrolli mjekësor.
‘Jam shumë i lumtur që nënshkrova me Chelsea, është një nder i madh që të jem pjesë e kësaj skuadre të madhe’- deklaroi sulmuesi gjerman.
Werner vetëm këtë sezon shënoi 32 gola në 43 paraqitje me skuadrën e RB Leipzig të cilën e faleminderoi shumë për mbështetjen që i ka ofruar këto vite.