Inter raportohet se po kërkon të arrijë një marrëveshje me Manchester City për mbrojtësin e saj të djathtë, Kyle Walker.
Walker është pjesë e City qysh prej 2017 dhe ka qenë titullar i rregullt mirëpo tani gjatë corona virusit ai kishte thyer rregullat e izolimit plot 4 herë duke frustruar shumë drejtuesit e skuadrës.
Sipas The Sun, Inter është e gatshme për një lëvizje për 30 vjeçarin i cili në San Siro mund të shikojë një fillim të ri në karrierën e tij.
Por kjo gjë nuk pritet të jetë shumë e lehtë pasi ai akoma preferohet shumë nga Guardiola dhe vetëm sezonin e kaluar ka rinovuar kontratën me ‘Citizens’.