Bombë nga Spanja: Barcelona dhe Real Madrid nuk do të mund të transferojnë lojtarë

Nëse La Liga e miraton këtë propozim, atëherë do të kemi revolucion në Spanjë.

Mediat spanjolle kanë lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se La Liga planifikon të vendos restrikson për transferimin e lojtarëve.

Përkrahje i ka dhënë edhe qeveria e Spanjës, pasiqë shteti do të ndihmojë klubet për t’i paguar pagat e lojtarëve dhe klubet do të mund të shpenzojnë në merkato vetëm  1/4 e shumës së arkëtuar nga shitja e lojtarëve.

Javier Tebas e përkrah këtë ide, ndërsa më së shumti do të jetë e goditur Barcelona e cila do të duhet të shesë lojtarë 400 milionë euro për ta blerë Lautaron.

Mbetet ta shohim nëse klubet do të mund ta ndalojnë këtë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here