Morgan Schneiderlin ka kryer kontrollet mjekësore para transferimit tek Nice, transmeton Sky Sports.
Mesfushori i Everton është në vitin e fundit të kontratës në Goodison Park dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në Ligue 1.
Sipas drejtorit sportiv të Nice, Julian Fournier, ka mbetur të hidhet vetëm nënshkrimi i lojtarit dhe gjithçka do të përfundojë me sukses.