Roma po bën gati planin për rinovimin e kontratës me Edin Dzekon deri në qershor të vitit 2023.
Para një viti boshnjaku ishte shumë pranë transferimit tek skuadra e Inter por një gjë e tillë dështoi për shkak të problemeve ekonomike që pasuan.
Inter raportohet se prapë ka filluar interesimin për të i cili ka shënuar 14 gola dhe 6 asistime në këtë sezon të Serie A.
Mirëpo 34 vjeçari që është kapiten i Giallorosëve nuk e ka ndërmend një largim nga klubi dhe rinovimi deri në 2023 është shumë pranë arritjes.