Gjigantët gjermanë e kanë të pamundur të paguajnë çmimin që City kërkon.
Bayern Munich do të detyrohet të presë deri vitin tjetër për të bërë të mundur transferimin e Leroy Sane, raporton Sport1.
Pep Guardiola ditë më parë deklaroi që gjermani nuk do të rinovojë kontratën dhe të largohet nga skuadra këtë verë ose vitin tjetër kur kontrata e tij të përfundojë.
Bavarezët janë shprehur të gatshëm për të shpenzuar për të deri në 40 milionë euro mirëpo City ka kërkuar më shumë për ish lojtarin e Schalke 04.