Mattia De Sciglio mbetet akoma një objektiv shumë i rëndësishëm për skuadrën e Barcelonës, raporton Mundo Deportivo.
Nëse Junior Firpo ose Nelson Semedo do të largohen nga Camp Nou këtë verë atëherë italiani pritet të zërë vendin e tyre në mbrojtjen katalanase.
Edhe vet skuadra e Juventusit nuk është shumë e interesuar për shërbimet e tij kështu që transferimi i tij nuk do të jetë shumë i vështirë.